Kampionati i Republikës së Kosovës
Kampionati i Republikës së Kosovës

Nënë organizimin e Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës,  sot në Prishtinë në pallatin e Rinis dhe Sporteve në poligonin e shenjëtarisë u mbajt  “Kampionati i Republikës së Kosovës” në shenjëtari ,  e organizuar në bazë të kalendarit vjetor të garave të FSHSK-se  për vitin 2017.

 

Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajrore, për femra dhe meshkuj, në programin ndërkombëtar dhe vendor, ku morën pjesë garuesit nga te gjitha klubet anëtare në FSHSK-së. Gara ishte shumë e suksesshme  për faktin se ishte një konkurrencë e madhe dhe u arritën rezultate të shkëlqyeshme.

Garën e hapi me një fjalë rasti  Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive  të Kosovës z.Gëzim Hazrolli i cili i përshëndeti të gjithë garuesit dhe të pranishmit, njëherit falënderoj Departamentin e Sportit dhe KOK-un për mbështetje të vazhdueshëm gjithashtu falënderoj të gjithë kontribut dhënësit në ngritjen e sportit të shenjëtarisë në Kosovë.

Këtë garë e nderoj me prezencën e tij edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Z.Besim Hasani  i cili  me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit dhe premtoj se KOK-i do të vazhdoj të mbështes qitjen si sport me një rendësi të veçantë dhe njeherit kërkoj nga organizatori dhe qitësit që gara të zhvillohet në frymë olimpike dhe fer play..

Kampionati i Kosovës   u zhvillua në programin vendor dhe ndërkombëtar me pushkë dhe pistoletë ajrore, në kategoritë Senjor, Junior dhe Pionier.

 
 
 
Gara u hap me një shkrepje simbolike nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Z.Besim Hasani. 
 

Pas një gare mjaft konkuruese dhe fer play nga ana e qitësve  u arritën këto rezultate:

 

 Programi Ndërkombëtar

 

Meshkujt Kategoria Senior-Pushkë Standarde

1. Drilon Ibrahimi,Klubi ”Polici” me                                          550 rrathë

2. Petrit Abdyli Klubi “Zenel Hajdini” me                                547 rrathë

3. Gëzim Hazrolli Klubi “Katana” me                                        546 rrathë

 

Femrat Kategoria Senior-Pushkë Standarde

1. Urata Rama,Klubi “Zenel Hajdini” me                                  381 rrathë

 

 

Meshkujt Kategoria Senior-Pistoletë Standarde

1. Nexhat Sahiti,Klubi “Dardania”                                            582 rrathë

2. Haki Raci Klubi “Hajvalia” me                                              528 rrathë

3. Safet Vehapi, Klubi ”Polici” me                                            518 rrathë

 

 

Meshkujt Kategoria Senior-Pushkë Serike

1. Haxhi Berisha, Klubi “16 Qershori” me                                 163 rrathë

2. Fehmi Telaku, Klubi “16 Qershori” me                                  156 rrathë

3. Egzon Bujupi, Klubi “16 Qershori” me                                  143 rrathë

 

Femrat Kategoria Senior-Pistoletë Standarde

1.Lumturie Rama, Klubi “Zenel Hajdini” me                            357 rrathë

2.Malbora Ymeri, Klubi “Hajvalia” me                                      339 rrathë

3.Labinota Limani, Klubi ”Polici” me                                        309 rrathë 
 
  Programi Vendor

 

Meshkujt Kategoria Junior-Pushkë Serike

1. Edonit Telaku, Klubi “16 Qershori” me                                 151 rrathë

2. Mergim Mazreku, Klubi “16 Qershori” me                            149 rrathë

3. Përparim Latifi, Klubi “Polici” me                                         130 rrathë

 

Femra Kategoria Junior-Pushkë Serike

1. Bleonë Rama, Klubi “Dardania” me                                        93 rrathë

2. Lyra Syla, Klubi “Dardania” me                                              56 rrathë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
List of videos