“Pavarësia 9”, garë për nderë të pavarësisë së Kosovës
“Pavarësia 9”, garë për nderë të pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 11.02.2017

 

Nën organizimin e Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës në Prishtinë, u mbajt gara Kupa “Pavarësia 9”, e cila është organizuar në kuadër të manifestimeve kulturore-sportive që i kushtohen 9 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajrore, për femra dhe meshkuj, në programin ndërkombëtar, ku morën pjesë garuesit më të mirë të dyja reprezentacioneve ai i Kosovës dhe Shqipërisë. Gara ishte shumë e suksesshme edhe për faktin se u arritën rezultate të shkëlqyeshme.

Reprezentacioni i Kosovës dominoi në tri disiplinat, kurse në disiplinën në qitje me pistoletë për femra, fitues ishte qitësja nga Shqipëria.

Vendi i parë në konkurrencën individuale, në qitje me pistoletë, i takoi Anila Pavles, me 371 rrathë.

Kurse në konkurrencën e meshkujve, vendin e parë e fitoi Nexhat Sahiti, me 565 rrathë.

Në konkurrencën e femrave, me pushke standarde, vendi i parë i takoi Urata Ramës, me 379 rrathë, kurse në konkurrencën e meshkujve, vendi i parë i takoi Drilon Ibrahimit, me 563 rrathë.

 

Kupa “Pavarësia 9” iu nda Reprezentacionit shqiptar.

 

Në këtë garë u arritën këto rezultate:

 

Femrat – pushkë: 

1. Urata Rama, Reprezentacioni i Kosovës, me​ 379 rrathë

2. Anila Pavle, Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​370 rrathë

3. Valbona Tuci Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​369 rrathë

 

Meshkujt – pushkë:

1. Drilon Ibrahimi, Reprezentacioni i Kosovës, me​ 563 rrathë

2. Florenc Nuredini, Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​542 rrathë

3. Olsi Avllazagaj, Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​540 rrathë

 

Femrat – pistoletë:

1. Anila Pavle, Reprezentacioni i Shqipërisë, me​ 371 rrathë

2. Marjana Mata, Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​363 rrathë

3. Edlira Shyti, Reprezentacioni i Shqiperise, me ​362 rrathë

 

Meshkujt- pistoletë:

1. Nexhat Sahiti, Reprezentacioni i Kosovës, me​ 565 rrathë

2. Dritan Daka, Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​560 rrathë

3. Arben Cerina, Reprezentacioni i Shqipërisë, me ​556 rrathë

List of videos