Federata nderon më të mirët e vitit 2016
Federata nderon më të mirët e vitit 2016

 

03.02.2017 
 
Federata e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, në një ceremoni të mbajtur, ka nderuar sportistët dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e këtij sporti gjatë vitit 2016. Para se të bëhët ndarja e kupave dhe mirënjohjeve një fjalë rasti e mbajti Kryetari i Federatës Gëzim Hazrolli, i cili falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar për sportin e shenjëtarisë si dhe premtoi se personalisht do të angazhohet që ky sport të avancohet edhe më shumë në mënyrë që sukseset të mos mungojnë edhe në arenën ndërkombëtare.
 
 

Me mirënjohje postmortem u nderuan dy figura që kanë dhënë shumë për sportin e shenjëtarisë, anëtari i Kryesisë Mursel Ahmeti si dhe qitësi dhe anëtari i reprezentacionit të Kosovës Tahir Qitaku.

Për kontributin e jetësor në sportin e shenjëtarisë, mirënjohje si dhe një dhuratë simbolike, Kryetari Hazrolli kishte përgatitur për ish Kryetarin Ali Pllana, për të cilin u thanë fjalët më të mira për punën që ai ka bërë gjatë viteve, si sportist, trajner dhe Kryetar shumëvjeçar i FSHSK-së.

 
 

 

Z. Pllana, me këtë rast falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij, pa të cilët, siç tha ai do të ishte e pamundur të punohej.

Punëtori i vitit u zgjodh Haki Berisha.

Trajneri i vitit, Shefket Ismajli,

Referi i vitit, Bislim Musliu. .

Mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avansimin e sportit të shenjëtarisë u ndanë për Z. Besim Hasanin, President i Komitetit Olimpik i Kosovës, Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sportit të MKRS-së dhe Besart Vllahinja, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës.

 

Shpresat e shenjëtarisë për vitin 2016 ishin:

Malbora Ymeri, Blenart Maliqi dhe Dren Maloku për rezultatet e arritura gjatë vitit 2016.

 

Laureatët për vitin 2016 ishin:

7. Safet Vehapi,

6. Haki Raci,

5. Petrit Abdyli,

4. Lumturie Rama,

3. Drilon Ibrahimi,

2. Nexhat Sahiti,

1. Urata Rama. 

List of videos