Gëzim Hazrolli, Kryetar i ri i FSHSK-së
Gëzim Hazrolli, Kryetar i ri i FSHSK-së

15.11.2016 

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, mbajti Kuvendin e punës dhe Kuvendin zgjedhor. Në fillim të mbledhjes u shqyrtuan disa pika të rëndësishme për punën e deritashme të FSHSK-së. U shqyrtua dhe u aprovua raporti i punës për vitin 2016, raporti financiar për vitin 2016 si dhe u diskutua dhe më vonë u aprovua edhe buxheti për vitin 2017 dhe kalendari i garave për vitin e ardhshëm.  Në fillim të takimit Kryetari i deritashëm Ali Pllana, foli për punën, sfidat dhe vështirësitë me të cilat federata është ballafaquar gjatë mandatit të tij të fundit. Ai tha se përkundër të gjithave janë arritur disa rezultate të kënaqshme, nga garuesit tanë.
 

Në Kuvendin zgjedhor, me votat e delagatëve të pranishëm u vendos që mënyra e votimit për Kryetarin e ardhshëm të FSHSK-së të jetë e mbyllur. Për Kryetar ishin dy propozime, Ali Pllana dhe Gëzim Hazrolli, nënkryetar i deridjeshëm i FSHSK-së. Nga 23 delegatët me të drejtë vote, 13 vota i mori Gëzim Hazrolli duke u zgjedhur kështu Kryetari i FSHSK-së për mandatin e ardhshëm. Ali Pllana, mori 10 vota.

 

Me rastin e pranimit të detyrës së re, Kryetari Gëzim Hazrolli, falenderoi ish Kryetarin Ali Pllana për kontributin e madh që ka dhënë për shenjëtarinë e Kosovës për vite të tëra.  Ai tha se do të mundohet që besimin e marrë nga delagatët ta arsyetojë me punë dhe angazhim të madh për ta zhvilluar edhe më shumë këtë sport në vendin tonë.

Ndërsa, ish Kryetari Pllana, uroi Kryetarin të ri për detyrën duke i uruar suksese të mëtutjeshme.

Në Kuvend, gjithashtu u zgjodhë edhe Kryesia e re e federatës.

 

 
List of videos