Kryetari Ali Pllana me bashkëpunëtorë takime të rëndësishme me sekretarin e ISSF-së
Kryetari Ali Pllana me bashkëpunëtorë takime të rëndësishme me sekretarin e ISSF-së
Mynih, 25.05.2016
 

Kryetari i FSHSK-së, Ali Pllana, me Gëzim Hazrollin, nënkryetar dhe Haki Berisha, anëtar i Kryesisë u pritën nga Franz Shreiber, Sekretari i Përgjithshëm i ISSF-së,  Pllana  në emër të Delegacionit të FSHSK-së, falenderoi z. Shreiber për angazhimin e tij për antarësimin e FSHSK-së në ISSF dhe e njoftoi atë për pjesëmarrjen e garuesëve kosovarë në Kupat botërore të ISSF-së. Takimi ishte mikpritës me ç’rast u këmbyen edhe dhurata modeste.

Nga ana e tij, sekretari Shreiber e njoftoi delegacionin e FSHSK-së me ftesën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Rio 2016 të garueses Urata Rama, të cilën e nënshkruan z. Shreiber dhe Ali Pllana. 
 
 
 
 
List of videos