FEDERATA E SHENJËTARISË SPORTIVE E KOSOVËS
Prishtinë,03.03.2012.
Nën organizimin e Federatës së Shenjëtarisë të Kosovës dhe KSH »Denica« nga Skenderaj, sot, në Prishtinë përfundoi gara Kupa »Adem Jashari«, e cila është organizuar në kuadër të manifestimeve kulturore-sportive që i kushtohet 14-vjetorit të rënjës së Komandantit legjendar Adem Jashari me familje
Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajrore për femra dhe mëshkuj në Programin ndërkombëtar, ku muarën pjesë 6 klube të shenjëtarisë. Gara ishte shumë e suksëshme edhe për faktin se u arritën rezultate të shkëlqyeshme, sidomos në konkurencën e femrave në gjuajtje me pushkë. Urata Rama, nga KSH »Jeton Ramaj« nga Vitia, ishte bindshëm garuasja më e suksëshme. Ajo, shenoi 379 rrathë, prej 400 të mundshëm, që është rekord i ri i Republikës, dhe për 4 rrathë mbi normen minimale Olimpike. Rezultat të mirë në qitje me pistoletë, arriti edhe Lumturie Rama, po nga i njëti klu. Ajo shenoi 341 rrathë.
Një delegacion i Federatës dhe KSH »Drenica« vunë kurore në Kompleksin memorial Adem Jashari dhe vizituan Kulën e Jasharajve, ku përzëmërsisht u pritën nga Rifat Jashari. Me atë rast z. Ali Pllana, Kryetar i FSHSK-së, në shenjë rrespekti, i dhuroi një medale të artë dhe Mirënjohje, kurse Rifat Jashari shpërbleu Pllanën me një Pllaketë të Familjes Jasharaj.
Kupa »Adem Jashari« u rrembye nga KSH »Jeton Ramaj« nga Vitia.
U arritën këto rezultate,
Femrat – pushkë:
1. Urata Rama, KSH »Jeton Ramaj« nga Vitia me 379 rrathë,
2. Lendita Qerimi, KSH »Drenica«, Skenderaj 361 ,
3. Labinota Rama, KSH »Jeton Ramaj«, Viti 297.
Mëshkujt – pushkë:
1. Drilon Ibrahimi, KSH »Jeton Ramaj«, Viti 551 rrathë,
2. Gëzim Hazrolli, KSH »Katana« nga Obiliqi 547 ,
3. Agron Mala, KSH »Besim Mala-Murrizi« nga Drenasi 540.
Femrat – pitoletë: vlenë përmendur rezultatin e.
Lumturije Rama, KSH »Jeton Ramaj« nga Vitia me 341 rrathë.
Mëshkujt- pistoletë:
1. Visar Meleqi, KSH »Polici« nga Prishtina, 541 rrathë,
2. Arsim Shaqiri, KSH »Katana« nga Obiliqi 535 ,
3. Tahir Çitaku, KSH »Drenica« nga Skenderaj 533.