Kupa e pavarësisë
Kupa e pavarësisë
Në kuadër të kremtimit të katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, në Prishtinë më 19.02.2011 uzhvillua gara në shenjëtari, në mes të Reprezentacioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në Program ishin disiplinat ndërkombëtare në qitje me pushkë dhe pistoletë ajrore standarde për femra dhe mëshkuj.Në një organizim të mirë, Reprezentacioni i Shqipërisë dominoi në disiplinën në qitje me pistoletë për femra dhe mëshkuj. Vendi i në konkurencën individuale në qitje me pistoletë i takoi Lindita Kodrës më 379 rrathë, kurse në konkurencën e mëshkujve, vendin e parë e fitoi Arben Cerina me 581 rrathë, kurse në qitje me pushkë Mihaill Shishkov nga Maqedonia ishte i pari më 565 rrathë. Gëzim Hazrolli zuri vendin e dytë me 553 rrathë.
 
Tri vendët e para u shpërblyen me dhurata moste nga FSHSK-ja. Në fund, përfaqësuesit e Reprezentacionit Shqiptar dhe ai Magedonas lavdruar nikoqirin për mikpritje dhe organizim të mirë të garave.
List of videos