Licencohet Federata e Shenjëtarisë
Licencohet Federata e Shenjëtarisë

Federata e Shenjëtarisë së Kosovës ka qenë ndër federatat e para që është licencuar nga MKRS, më 19.02.2016. “Bazuar në ligjin për sport dhe udhëzimin administrativ që parasheh licencimin e institucioneve sportive, ne sot licencuam tri federata, kështu që ato plotësuan kriteret bazë komisionit dhe rekomandimeve të komisionit për plotësimin e kritereve. Sot u licencua Federata e Atletikës, Federata e Futbollit dhe Federata e shenjëtarisë. Kështu që këto kanë plotësuar kriteret dhe mundësojnë ushtrimin e veprimtarisë dhe punën e përditshme që bëjnë në sport, këto mund të zhvillojnë veprimtari sportive”, ka thënë Arbër  Alaj, drejtor i departamentit të sportit në MKRS. Federata e Shenjëtarisë do të ketë shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit, në varësi edhe të mjeteve që i janë ndarë. 

List of videos