Ministria nuk e përkrahë pjesëmarrjen në kupën botërore
Ministria nuk e përkrahë pjesëmarrjen në kupën botërore

Ekipi i shenjëtarëve të Kosovës, përkundër të gjitha përgatitjeve nuk do të marrë pjesë në garën botërore ISSF, e cilat mbahet në Baku të Azerbejgjanit, nga data 20 deri më 29 të këtij muaji. Në këtë garë do të marrin pjesë 90 shtete, nga mbarë bota. Federata e Shenjëtarisë së Kosovës, kishte kryer të gjitha obligimet me kohë, duke përfshirë akomodimin, transportin dhe vendin e qitjes, mirëpo në momentet e fundit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk i ka alokuar mjetet e nevojshme për pjesëmarrje në këtë garë të rëndësishmë botërore.

Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, Ali Pllana, thotë se mospjesëmarrja në këtë garë, përkundër konfirmimit do të na paraqesë shumë jo seriozë, ende pa u bërë një vit nga pranimi në ISSF. “Do të ketë edhe ndëshkime financiare, për anulimin e pjesëmarrjes”, thotë Pllana.

Ekipi i shenjëtarëve të Kosovës që është dashur të udhëtojnë në Baku përbëhet nga Nexhat Sahiti, Drilon Ibrahimi, Lumturie Rama dhe Urata Rama.

Përndryshe, kjo garë është e fundit para mbajtjes së Olimpiadës që mbahet në Rio, e ku do të paraqiten edhe garuesit tanë. 

List of videos