Ndërkombëtarizohet Federata e Shenjëtarisë
Ndërkombëtarizohet Federata e Shenjëtarisë
Federata Ndërkombëtare e Shenjëtarisë (ISSF) e ka pranuar Kosovën. Pranimi është bërë i përkohshëm, ndërsa njohja e plotë pritet të ndodhë në shtator kur edhe mbahet mbledhja e Komitetit ekzekutiv të kësaj federate.
“Me kënaqësi ju informojmë se nga data 04.05.2015, Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës është anëtare me të drejta të pjesëmarrjes në të gjitha garat që i organizon Federata Botërore e Shenjëtarisë Sportive – ISSF”, thuhet në njoftimin e Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës
 
“Vendimin e ka marrë Komiteti Ekzekutiv i ISSF, pas shqyrtimit të Aplikacionit të FSHSK-së. Aplikacioni i FSHSK-së nga Komiteti Ekzekutiv është vlerësuar se është në harmoni të plotë me rregullat e ISSF-së”
“ISSF fton Federatën e Shenjëtarëve që të njoftoj Komitetin Organizativ të ISSF-së,në mënyrë që të përfshijë në të gjitha garat, organizatore e të cilave është ISSF’, përfundon njoftimi.
List of videos