Nexhat Sahiti, i 17-ti në botë
Nexhat Sahiti, i 17-ti në botë

Suhl, 02.05.2016

 

 

Ka përfunduar gara në qitje me pistoletë ajri në Kupën botërore që po zhvillohet në Suhl të Gjermanisë, ku mori pjesë edhe Nexhat Sahiti përfaqësues i Kosovës.

 

Nexhati edhe kësaj here dëshmoi se është ndër qitësit më të mirë të botës. Ai deri në shkrepjen e fishekut të fundit ishte në vendin e 6-të, që i siguronte garën finale për medalje. Mirëpo fisheku i fundit (i 60-ti) goditi shtatëshen duke ndikuar kështu që të bie në vendin e 17 në plasmanin botëror, që mund të konsiderohet sukses i mirë, në mesin e 70 pjesëmarrësve nga mbarë bota.

 

Nesër garon përfaqësuesi tjetër i Kosovës Shyqeri Berisha, i cili në qitje me pushk ajri në 10 metra, i ka gjasat e vogla për plasman të mirë.

List of videos