Nexhat Sahiti në mesin e garuesve më të mirë të botës
Nexhat Sahiti në mesin e garuesve më të mirë të botës

20.09.2016

Në Kupën botërore të ISSF-së për junior që është duke u zhvilluar në Gabala të Azerbejgjanit nga data 16.09 deri më 23.09.2016, po merrë pjesë edhe ekipi i Kosovës në përbërje: Nexhat Sahiti në qitje me pistoletë ajri në 10m dhe në qitje me pistoletë të kalibrit 22 LR në 50m, Shyqëri Berisha në qitje me pushkë ajri në 10m, Anita Bucolli dhe Malbora Ymeri në qitje me pistoletë ajri në 10m.

 
 

Edhe në këtë Kupë botërore të ISSF-së, shenjtarët e Kosovës dëshmuan se janë aftësuar për pjesëmarrje edhe në nivele të tilla, pra në majën e shenjëtarisë botërore. Pa dyshim shenjëtari Nexhat Sahiti arriti rezultatin më të mirë, duke u renditur në mesin e shenjëtarëve më të mirë nga gjashtë kontinentet. Në qitje me pistoletë ajri, deri në serinë e pestë ai renditej i dyti në listë (92,94,98,95,95) por në serinë e fundit arriti 88 pikë, duke rënë kështu në pozitën e 14. Kurse në disiplinën qitje me pistoletë të kalibrit 22 LR me 539 pikë u plasua ne vendin e pestë me çka siguroi pjesëmarrje në finale për medalje. Por për fat të keq nuk arriti të stoliset me medalje. Megjithatë, ky është suksesi më i madh që ka arritë një shenjëtarë nga Kosova, në historinë e shenjëtarisë sonë.

Ndërsa në konkurrencën e junioreve Malbora Ymeri njëherit edhe garuesja më e re (15 vjet) në Kupën botërore ne qitje me pistoletë ajri në 10m arriti 333 pikë dhe u rendit në vendin e 30 të listës renditëse. Pa dyshim, marrë parasysh kohën e stërvitjes, garimi i parë në caqe elektronike dhe mosha e saj, Malbora konsiderohet si talente e rrallë e sportit të shenjëtarisë. Kurse dy garuesit tjerë Shyqeri Berisha dhe Anita Bucolli gjatë garës i kapluan emocionet dhe nuk arritën të përballojnë me sukses caqet elektronike, që është ambient krejt ndryshe nga ai ku ata stërvisin.

Marrë në përgjithësi paraqitja e ekipit të shenjëtarëve nga Kosova ishte më e suksesshmja deri më tash në arenën ndërkombëtare. 

List of videos