Njoftim për aktivitetet e zhvilluara në Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Njoftim për aktivitetet e zhvilluara në Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
MJETEVE TË INFORMIT Të nderuar, Me datë 25.06.2017 është mbajtur mbledhja e Jashtëzakonshme e Federatës Ndërkombëtare Sportive të Shenjëtarisë (ISSF) në Munih-Gjermani. Në këtë mbledhje kanë marr pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare të ISSF, gjithsejtë 160 shtete. Si anëtarë me te drejtat e plota Kosova është përfaqësuar nga Kryetari i FSHSK-së Gëzim Hazrolli dhe Sekretari i FSHSK-së Gjokë Shalaj.
 
Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ISSF-së është diskutuar për rekomandimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) rreth ndryshimeve në programin e garave Olimpike Tokyo 2020.
 
Lidhur me ketë IOC ka propozuar qe ne sportin e shenjëtarisë të bëhen këto tri ndryshime:
• Gara 50 m, Pistol Men (Pistoletë Meshkuj), të zëvendësohet me garën 10 m Pistoletë Ajri si ekip i përzier (Meshkuj dhe Femër).
• Gara 50 m, Rifle Prone Men ( Pushkë pozicion Shtrirë Meshkuj), të zëvendësohet me garën 10 m Pushkë Ajri si ekip i përzier (Meshkuj dhe Femër).
• Ndryshimi i garës Double Trap-Men (Double Trap Meshkuj), të zëvendësohet me garën Trap me ekip të përzier (Meshkuj dhe Femër).
 
Gjatë diskutimeve ne Mbledhjen e Asamblesë të Jashtëzakonshme të ISSF-së për vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për ndryshim ne programin e garave Olimpike Tokio 2020 kishte edhe mos pajtime rreth kësaj çështje. Mirëpo pasi u hodh ne votim ky propozim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), u aprovua nga ana e asamblistëve.  
 
Kampionatin Evropian të Shenjëtarisë i organizuar në Baku/Azerbajxhan
Nga datë 19-23.2017 në Kampionatin Evropian të Shenjëtarisë i organizuar në Baku/Azerbajxhan nga Ana e Konfederatës Evropiane të Shenjëtarisë (ESC) në disiplinën pistoletë 50m për Senior, si anëtare me te drejtat e plota në ESC ka marr pjesë edhe Kosova më një garues dhe trajneri i tij.
 
Në disiplinën Pistoletë 50m kanë marr pjesë gjithsej 26 shtete anëtarë te ISSF-së me gjithsejtë 45 garues, nder ta edhe garuesi ynë Nexhat Sahiti i cili ka dhen maksimumin e tij qe sa me denjësisht të përfaqësoj ekipin e Kosovën. 
Me këtë rast Garuesi ynë Nexhat Sahiti ka arritur të kualifikohet në vendin e 37 në disiplinën e tij me pistoletë 50m. Shpërndarja: 1. 1x1 Arkivit. 2. 1x1 Mediave.
List of videos