Paraqitje e mirë e garuesve tanë në kupën botërore
Paraqitje e mirë e garuesve tanë në kupën botërore

Në garat për Kupën e botës në ISSF, më 21 maj, në vijën e zjarrit u paraqitën dy garues nga Kosova:  Nexhat Sahiti, /junior/ kishte garën preliminare në qitje me pistoletë zjarri kal.22LR, në disiplinën 1 x 60 fishek, në distancë 50 m, për grupmoshen seniorë, të cilën e përfundoi me suksës të shkëqyeshëm duke arritur 545 pikë, rezultat ky që është për pesë pikë mbi kuotën olimpike për senior, e që njëherit i siguroi edhe kualifikimin për garën parafinale. Në këtë disiplinë morën pjesë 92 garues nga 88 shtete të botës.  Kurse garuesja Urata Rama, në disiplinën qitje me pushkë ajrore 1 x 40 fyshek, në distancë 10 m, po ashtu me 400.5 pikë, arriti që për 8.5 pikë të kaloi kuotën minimale olimpike.

List of videos