Pse po bllokohen aktivitetet e shenjëtarisë?
Pse po bllokohen aktivitetet e shenjëtarisë?

Prishtinë, 27.06.2016

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, më 29.06.2016, duhet udhëtuar në Moskë, ku do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e ISSF-së, për të cilën Federata e Shenjëtarisë nuk ka mjete financiare dhe sipas të gjitha gjasave, edhe pse është hera e parë që jemi të ftuar, nuk do të mund të jemi prezentë.

Siç jeni të njoftuar edhe më parë, për mungesë të mjeteve ekipi i shenjëtarëve nuk ka marrë pjesë në tri Kupa botërore të ISSF-së:

 

-          Në Kupën botërore të ISSF-së, në Rio de Janeiro.

-          Në Kupën botërore në Lituani.

-          Në Kupën botërore në Baku dhe do të dështoi edhe pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë e përgjithshme të ISSF-së në Moskë.

 

Duke marrë për bazë këtë, shtrohet pyetja se çfarë kuptimi ka angazhimi i Federatës për anëtarësim në ISSF dhe OSC, kur Komiteti Olimpik i Kosovës e as Departamenti i Sportit nuk i mbështesin aktivitetet e rëndësishme pa mbaruar njëvjetori i pranimit të FSHSK-së në këto dy organizma më të larta ndërkombëtare.

Kjo është e pakuptimtë, aq më parë kur FSHSK-ja e ka marrë e para ftesën për Olimpiadë dhe sportistëve nuk u lejohet të marrin pjesë në gara në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për lojërat olimpike. Dihet se federatave tjera u mundësohet pjesëmarrja në gara të nivelit botëror edhe për përgatitje speciale të olimpistëve.

Sipas paraqitjes së përgjegjësve të sportit, shtrohet pyetja se çka po i përgatitet sportit të shenjëtarisë?

çdo pikëpamje sportet joolimpike përkrahen më shumë se shenjëtaria, si sporti më i vjetër olimpik. 

List of videos