Shenjëtarët e Kosovës në Kupën botërore
Shenjëtarët e Kosovës në Kupën botërore


Në Kupën e parë botërore për junior në këtë vit, që ka nisur sot në Suhl të Gjermanisë, në mesin e sportistëve të 48 shteteve të botës me 585 garues po marrin pjesë edhe garuesit e Kosovës. Ekipi i përbërë nga Ali Pllana, Kryetar i FSHSK-së, Shyqeri Berisha, qitës me pushkë në 10 m, Nexhat Sahiti, qitës me pistoletë në 10 m dhe Shefket Ismajli, Kryetar i KSH Dardania, klub të cilit i përkasin këtë garues kanë shkuar tashmë në Suhl. Garuesit sot i kanë kryer të gjitha kontrollimet teknike të armëve dhe veshmbathjeve dhe çdo gjë ka shkuar sipas Rregullave të ISSf-së.

Më 02.dhe 03 maj 2016, fillojnë garat zyrtare, ku pritet të paraqiten edhe shenjëtarët kosovarë.

List of videos