Shenjëtarët e Kosovës të suksesshëm në Kupën botërore
Shenjëtarët e Kosovës të suksesshëm në Kupën botërore

Sot, në ditën e fundit të Kupës botërore të ISSF-së që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, në vijën e zjarrit doli Lumturie Rama, e cila garoi në disiplinën qitje me pistoletë ajri me 40 fishek në distancë 10m, duke grumbulluar 365 pikë, rezultat ky që i solli arritjen e normës minimale Olimpike. Që të tre përfaqësuesit e Kosovës: Nexhat Sahiti, Urata Rama dhe Lumturie Rama arritën normën minimale olimpike, që vlerësohet si sukses i mirë në këtë garë. Ndër përfaqësuesit të Kosovës u dallua Nexhat Sahiti,  junior, i cili garoi në kategorinë e seniorëve në dy disiplina: në qitje me pistoletë ajri në 10m dhe pistoletë të kal.22LR në 50 m, dhe në të dy disiplinat e kaloi normën minimale Olimpike.

List of videos