Takimet e delegacionit të FSHSK-së
Takimet e delegacionit të FSHSK-së
Gjatë qëndrimit në Maribor, delegacioni i FSHSK-së pati takime të shumta me zyrtarë të lartë të ISSF, Konfederatave të kontinenteve dhe të federatave kombëtare. Në bisedimet e zhvilluara, Delegacioni i Kosovës mori premtime për mbështetje të fortë për anëtarësim në ISSF dhe ESC.
 
Me 07.07.2011 u zhvillua takimi me z. Gorazd Maloiq, kryetar i Federatës së Shenjëtarisë të Sllovenisë dhe me z. Igor Rakusha president i Komitetit Organizativ të Kupës Botërore të shenjëtarisë.
 
Gjatë bisedimeve, z. Ali Pllana, kryetari i FSHSK, i njoftoi bashkëbiseduesit për zhvillimin dhe te arriturat e sportit të shenjëtarisë në Repulikën e Kosovës në periudhën e pasluftës, si dhe për përpjekjet që është duke bërë FSHSK-ja për tu anëtarësuar në Federatën Botërore të Shenjëtarisë. Z. Maloiq shprehu gadishmerinë dhe premtoi se përsonalisht do të angazhohet, që sa më parë FSHSK-ja të anëtarësohet në ISSF dhe në ESC, pasi aty e ka vendin. Në këtë drejtim ai sugjkeroi që FSHSK-ja të riaplikoi për arnëtarësim në ISSF dhe në ESC. Maloiq, për të forcuar lobimin në dobi të FSHSK-së, sugjeroi që Ambasadori i Republikës së Kosovës, të kontakton me z. Janez Kocianqiq, Kryetar i Komitetit Olimpik të Sllovenisl dhe anëtar i Komitetit Olimpik Botror, i cili ka ndikim te madhe ne organizmat e sportit te shenjëtarisë botërore. Në përfundim të bisedimeve, z, Maloiq tha se me ndihmën e miqve të Juaj FSHSK-ja shumë shpejtë do të pranohet në ISSF dhe ESC.
 
Me datën 08.07.2011 u zhvillua takimi me z. Duaij Halaf Al Otaibi, sekretar i Federatës së Kuvajtit dhe anëtar i Komitetit Administrativ të Konfederatës te Kontinentit të Azise.
 
Takimi me Al Otaibin ishte shumë i ngrohte dhe interesant. Ai shprehu gadishmerinë e lartë të përkrahjës, jo vetëm te Federatës së Kuvajtit, por edhe të Federatës Arabe të Shenjëtarisë dhe të Konfederatës së Azisë, Kryetar i së cilës është Al-Sabah edhe Nënkryetar i ISSF-së dhe anëtar i Komitetit Olimpik Botëror. Gatishmëria e tije për te ndihmuar Federatën tone, dëshmon edhe pohimi itij: “na jemi vëllezër”. Pas bisedës qe zhvilluam, ai ka kontaktuar me telefon kryetarin e vetë Sheikun Al Sabah, dhe na njofto se, jemi të ftuar në Kuvajt, në shkurt të vitit 2012, për të marr pjesë në gara në Kuvajt, dhe të gjitha Shpenzimet do ti bartë Federata e Shenjëtarëve të Kuvajtit.
 
Takimi i radhës, shumë i rëndësishëm ishte ai me z. Medhat Wahdan, Nënpresident i ISSF-së nga Egjypti. Ai po ashtu shprehu qëndrimin se do te na përkrahe në qëllimet tona, dhe sugjeroi që sa me parë të riaplikojmë për pranim në ISSF. Na garantoi se do të përkrahë kërkesën tonë për anëtarësim, dhe shprehu bindjen se kërkesa e jonë do të vendoset pozitivisht, gjë që do te ndodhë shumë shpejt.
 
Në hapjën solemne të Kupës Botërore të Shenjëtarisë me datën 08.07.2011, Delegacionit të Kosova, iu bashkua edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Sander Kovaqi, si dhe Sekretari i parë i Ambasadës së Kosovës në Slloveni z.Naser Idrizi. Me këtë përbërje, delegacioni i Kosovës realizoi edhe një takim me Nënkryetarin e Federatës Botërore, z. Medhat Wahdan , ku kërkesa e ambasadorit Shqiptar për antarsimin e FSHSK-së në ISSF, ishte interesante, dhe la përshtypje të mirë te z.Wahdan.
 
Delegacioni Kosovar pati edhe takime tjera me përfaqësuesit të Federatave nacionale, ndër të cilat vlenë përmendur atë të Federatës së Omanit
 
Nga bashkëbiseduesit tanë u vlerësua se takime dhe bisedime të tilla duhet aranzhuar sa më shpesh, pasi janë shume te rëndësishme për aktualizimin e pranimit të Federatës tone ne organizmat ndërkombëtare të sportit të shenjëtarisë, në mënyrë që të arrihet qëllimi i FSHSK-se për anëtarësim në ISSF dhe ESC.
List of videos