Urata Rama në Rio për të qëlluar në shenjë në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike
Urata Rama në Rio për të qëlluar në shenjë në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike
19.07.2016 
 
Ajo kishte ëndërruar gjithmonë për sukses. Por përtej kësaj kishte gjithmonë dëshirën që vendin e saj ta prezantoj në garat ndërkombëtare, e barabartë me çdo sportistë tjetër.
Mund të jenë pak femra që merren me sportin e shenjëtarisë në Kosovë, ani pse për shumë kë është një pasion. Urata Rama është një vajzë 29 vjeçare që vjen nga një komunë e vogël e Kosovës, Viti dhe nga viti 2003 merret me shenjëtari.
Ajo është një kampione e shumëfishtë e Kosovës. Urata, që ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Evropian në Baku të Azerbajxhanit e pret me shumë emocion prezantimin ë Lojërat Olimpike Rio 2016. Bashkë me 7 sportistët të tjerë ajo do të veshë ngjyrat e shtetit të saj dhe shpreson në sukses.
“Meqenëse  është hera e pare në karrierën time,  është një sfidë sfide, por besoj se çdo sukses i imi do të ishte nderë për vendin tim”, thotë ajo.
 
 
Ndonëse për disa vjet ka bërë gara në Kosovë pa pasur mundësi të takojë koleget e saja nga shumë vend ajo nuk ishte ndalë. Sot kur ajo i ka të gjitha dyert e hapura për ngjarje madhore si Lojërat Olimpike, Urata ndjehet shumë mirë.
“Përkushtimi, puna, dashuria janë disa prej arsyeve që me bëjnë që të besoj të arrijë suksese. Një arritje e madhe historike, një ëndërr e çdo sportisti botërore, një sfidë që të  jep emocion te pa përshkruar, përvojë e cila do jep motiv dhe pjekuri maksimale ne sport”, tregon shenjëtarja kosovare.
 
 
Urata thotë së përkrahja nga Federata dhe Komiteti Olimpik i Kosovës janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në sukseset e saja dhe ia kanë dhënë vullnetin për të vazhduar që të merret me këtë sport.
Derisa ajo pret që të bëjë hapa të rëndësishëm në Rio, për ti sjellë suksese vendit të saj, Urata Rama do ta ketë sërish si motiv idhullin e saj në këtë sport, Yi Siling, një shenjëtare kineze që ka arritur majat në këtë sport në dekadën e fundit.
 
Burimi: http://www.noc-kosovo.org/ 
List of videos