Kush jemi ne

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës

NGA E KALUARA E DHIMBSHME, DREJTË SË ARDHMES SË NDRITSHME

Historia e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës mishëron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe fuqinë unifikuese të sportit. Nga fillimet e saj modeste e deri te vlerësimi ndërkombëtar, historia e federatës shërben si një testament frymëzues për potencialin e unitetit, pasionit dhe kërkimit të madhështisë. Me përkushtim dhe qëndrueshmëri, federata kapërceu pengesat fillestare. Trajnerët vendas punuan pa u lodhur për të zhvilluar aftësitë e sportistëve të rinj të këtij sporti.

MISIONI JONË

Zhvillimi dhe mbështetja e klubeve të shenjëtarisë sportive në Kosovë, avancimi i shenjëtarisë sportive në Kosovë dhe zbulimi i talentëve të rinj në këtë sport janë qëllimet parësore të kësaj federate.

VIZIONI JONË

FSHSK ka për synim ngritjen e cilësisë së shenjëtarisë sportive dhe arritjes së rezultateve kulmore, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike.

KUSH JEMI NE?​

FSHSK është e vetmja Federatë e autorizuar për organizimin e sportit të shenjëtarisë në Kosovë.

Si nivel kombëtar i organizimit të shenjëtarisë sportive, Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës është vazhdimësi e Lidhjes së Shenjëtarisë në Kosovë, e themeluar në Prishtinë më 06 Mars 1948.

Metoda e punës së organizatës

FSHSK është e vetmja Federatë e autorizuar për organizimin e sportit të shenjëtarisë në Kosovë dhe si e tillë, FSHSK është themeluese dhe anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), si dhe është anëtare me të drejta të plota e Konfederatës Evropiane të Shenjëtarisë (ESC), që nga 19.08.2015, dhe Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF), që nga 09.09.2015.

Misioni i FSHSK-së është që të promovojë dhe udhëheq zhvillimin e sportit të shenjëtarisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, pa diskriminim të çfarëdo lloji, si dhe të forcojë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit me Federatat e tjera brenda KOK-ut, si dhe me Federatat e ngjashme të vendeve tjera, brenda ESC-së dhe ISSF-së, duke u mbështetur në parimet themelore të olimpizmit, siç janë përcaktuar në Kartën Olimpike

Synimi i organizatës

FSHSK ka për synim të vazhdueshëm ngritjen e cilësisë së shenjëtarisë sportive dhe arritjes së rezultateve kulmore, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike.

FSHSK funksionon duke marrë parasysh qëllimet e përcaktuara me Statut, shprehimisht zotohet se do të punojë për arritjen e qëllimeve të mëposhtme:

Masivizimi, zhvillimi cilësor dhe organizimi i Shenjëtarisë sportive në Kosovë;

Sigurimi i kushteve për veprimtarinë e të gjitha kategorive të përfaqësueses kombëtare të FSHSK-së;

Avancimi profesional i garuesve, trajnerëve, gjyqtarëve, dhe akterëve tjerë në sportin e shenjëtarisë;

Sigurimi i ndihmës për organizatat dhe subjektet tjera që kanë për qëllim promovimin e sportit të shenjëtarisë, në përputhje me aktet normative të FSHSK-së;

Organizimi i veprimtarisë sportive në shenjëtari për të gjitha kategoritë dhe gjinitë, si dhe përcaktimi i sistemeve të garave për të njëjtat;

Avancimi i shenjëtarisë sportive përmes pjesëmarrjes në gara dhe evenimente ndërkombëtare;

Mbështetja e zhvillimit të shenjëtarisë sportive në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në vendet ku ajo është më pak e zhvilluar;

Organizimi i kampeve, seminareve, punëtorive, publikimeve profesionale, etj. me qëllim të avancimit të shenjëtarisë sportive;

Sigurimi i bazës materiale për zhvillimin e veprimtarisë së FSHSK-së, si dhe për mbështetjen e klubeve dhe anëtarëve të saj;

Luftimi i përdorimit të dopingut dhe substancave të ndaluara, në përputhje me aktet normative të KOK-ut, ISSF-së, dhe me Rregulloren për Anti-Doping të FSHSK-së;

Adoptimi dhe promovimi i vlerave olimpike.

Federata nuk kufizohet në ndërmarrjen e veprimeve vetëm për arritjen e caqeve të përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni.

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rio 2016, dhe Lojërat Olimpike Tokyo 2020
Pjesëmarrja në Lojërat gjysmë Olimpike Tarragona 2018
Pjesëmarrja ne Lojërat mesdhetare XIX Oran Algjeri
Pjesëmarrja në Kampionate Botërore dhe Evropiane prej vitit 2015 e tutje

Partnerët tonë

Scroll to Top